Please enter at least 3 characters.

Momenti i arrestimit i Nenad Orloviqit, i njohur si “Rusi” - i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it

2023/06/4.png

Policia e Kosovës sot ka arrestuar të dyshuarin Nenad Orloviq, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i dyshuar për përfshirje në dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it më 29 maj.

Policia njoftoi se arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it më datën 29 maj 2023, ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore.

Në pamjet që janë publikuar në rrjetet rrjetet sociale mund ta shihni arrestimin e të dyshuarit Orloviq, i njohur si "Nemac" dhe "Rusi".  /Telegrafi/