Mogherini kërkon vullnet për zgjidhjen e emrit
“Është i nevojshëm vullneti politik për zgjidhjen e çështjes së emrit me IRJM”, ka porositur Mogherini, para komitetit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian.
Ajo këtë çështje e ka përmendur në kuadër të prioriteteve të Bashkimit Evropian për Ballkanin.
“Ne po rrezikojmë t`i ndajmë problemet, në rast se nuk punojmë për integrimin e këtyre vendeve. Prioritet numër një është Bosnjë- Hercegovina, që pas zgjedhjeve të sigurohet rritje ekonomike dhe të implementohet një proces për të nxjerrë këtë vend nga kriza. Negociatat midis Serbisë dhe Kosovës po zhvillohen pozitivisht në planin teknik, por duhet edhe në planin politik. Shqipëria ka shans unikat për reforma, ndërsa Mali i Zi është në krye të listës në raport me përparimin për në BE. Në raport me IRJM dhe kontestin e emrit, besoj se duhet të gjendet vullnet politik për zgjidhje”, theksoi Mogherini. /Telegrafi/


