Please enter at least 3 characters.

MKRS, 60 mijë euro për xhudon

2016/01/mkrs-60-mij-euml-euro-p-euml-r-xhudon_hd.jpg

Nëpërmjet këtij Memorandumi Bashkëpunimi, MKRS-ja subvencionon FXHK-në me 60 mijë euro, për pjesën e mbetur të programit vjetor të këtij viti.

Ministri Kujtim Shala, me këtë rast, përgëzoi FXHK-në për sukseset e deritashme të treguara në arenën ndërkombëtare dhe konfirmoi mbështetjen për FXHK-në, duke u zotuar se edhe në të ardhmen MKRS-ja do të ndihmojë sportistin kosovar në rrugën e përparimit të mëtutjeshëm të tij.

Me këto akte, MKRS-ja po ndihmon në pavarësimin financiar të federatave, si dhe po krijon lehtësira që ato të funksionojnë me efikasitet sa më të plotë.

Gjatë ditëve në vijim, MKRS-ja do të nënshkruajë memorandume të ngjashme edhe me disa federata.