Please enter at least 3 characters.

Miranda Kerr thotë se femrat nuk duhet të nguten të humbin në peshë pasi bëhen nëna

2018/11/MirandaKerr-1.jpg
197:"LOS ANGELES, CA - OCTOBER 22: Miranda Kerr attends the 2018 InStyle Awards at The Getty Center on October 22, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Matt Winkelmeyer/Getty Images for InStyle)
24:"Getty Images for InStyle

Miranda Kerr nuk është duke u ngutur për ta kthyer formën trupore, pasi solli në jetë djalin e dytë, Hart Spiegel, para gjashtë muajsh.

Edhe pse karriera e modeles australiane varet nga dukja e saj, 35-vjeçarja ka thënë se nuk mendon të kthehet shumë shpejt në formë.

Evan Spiegel dhe Miranda Kerr (Foto: Jesse Grant/Getty Images/Guliver)

Kerr është e martuar me themeluesin e Snapchatit, Evan Spiegel, ndërsa së fundmi ka folur në një intervistë për versionin australian të revistës Marie Claire.

"Është shumë e rëndësishme për ne femrat që të jemi të buta me vetveten dhe ta kuptojmë se nuk duhet të ngutemi për t'u kthyer në formë pas fëmijës...".

"Është në rregull, kam trupin e një nëne dhe është krejt në rregull! Nuk më pengon".

Miranda Kerr (Foto: Neilson Barnard/Getty Images for LACMA/Guliver)

"Është e gjitha pjesë e kësaj. U deshën nëntë muaj, në fakt 10 muaj për t'u rritur një fëmijë i bukur dhe ndoshta nevojiten nëntë muaj që të ndihesh mirë në kostum larjeje sërish. Ose më gjatë. Ose kurrë!", ka thënë bukuroshja.

Në ndërkohë, Miranda ka folur edhe për djalin e madh shtatëvjeçar që e ka nga lidhja me ish-burrin e saj, Orlando Bloom, për të cilin ka thënë se ndihet i lënë anash pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë. /Telegrafi/