Ministrit izraelit zemërohet me paqen SHBA-Iran
Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka reaguar ashpër ndaj marrëveshjes së paqes së arritur mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke deklaruar se Izraeli nuk është i detyruar ta respektojë atë.
Ben Gvir tha se marrëveshja nuk i adreson çështjet kyçe të sigurisë për Izraelin dhe se vendi i tij nuk duhet të tërhiqet nga territoret që aktualisht i kontrollon.
Sipas tij, objektivat që Izraeli kishte vendosur gjatë konfliktit nuk janë zgjidhur me këtë marrëveshje.
Ai kritikoi faktin se programi raketor i Iranit nuk është pjesë e marrëveshjes dhe se nuk janë vendosur kufizime ndaj mbështetjes iraniane për grupet aleate në rajon, përfshirë lëvizjen Hezbollah.
Sipas mediave izraelite, zyrtarët e sigurisë në Izrael vlerësojnë se dokumenti i dakorduar mes Uashingtonit dhe Teheranit cenon interesat strategjike të shtetit hebre, pasi shumë nga kërkesat izraelite janë lënë jashtë marrëveshjes.
Marrëveshja e paqes ndërmjet SHBA-së dhe Iranit pritet të formalizohet pas negociatave të ndërmjetësuara nga Pakistani, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se konflikti është drejt përfundimit. /Telegrafi/


