Please enter at least 3 characters.

Minatorët refuzojnë firmosjen e marrëveshjes me ACR

2016/01/f.0822194636678_m.jpg

Minatorët paralajmëruan rinisjen e protestave dhe ndoshta edhe të grevës së urisë, ndërkohë që shtuan si kërkesë të panegociueshme pjesëmarrjen në bisedime të kryetarit të sindikatës, Kol Nikolla.

Drejtuesit e kompanisë kërkuan të hënën rinisjen e punës, duke garantuar plotësimin e kërkesave, ndër të cilat rritja me 20 përqind e pagave bruto, transparencë për investimet dhe përmirësim të kushteve të punës, raportoi AS.

Administratori kompanisë austriake, Giga Bedineishvili, akuzoi sërish kreun e konfederatës së sindikatave Kolë Nikolla se “kërkon të mbajë peng interesat e minatorëve për interesat e tij personale”./Telegrafi/