Please enter at least 3 characters.

Minatorët po shqyrtojnë thirrjet e Qeverisë

2016/01/7D4C9151-33F2-4857-92A9-851AB94548E4_cx0_cy10_cw0_mw1024_s_n_r1-e1421923724359.jpg

Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” po vazhdojnë grevën edhe në ditën e tretë. Aktualisht, grevistët janë në një takim të përbashkët më kryetarin e Komunës se Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe menaxherët e kompleksit.

Zenel Ibrahimi, drejtor i Departamentit të Shërbimeve të Përbashkëta në këtë kombinat, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se palët në takim janë duke shqyrtuar letrën që ka dërguar të mërkurën kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ndryshe, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në letrën dërguar minatorëve të Trepçës, ka siguruar se Qeveria e Republikës së Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe të mundshme ligjore, që statusi i Trepçës të zgjidhet një herë e përgjithmonë në interes të minatorëve dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/