Millie Bobby Brown zgjedh fustan 109-dollarësh për një mbrëmje romantike me bashkëshortin Jake Bongiovi
Millie Bobby Brown, 22 vjeçe, tërhoqi vëmendjen në liqenin e Komos të premten në mbrëmje, me një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve, i cili me shumë gjasë kushtonte më pak se udhëtimi me varkë drejt restorantit.
Aktorja mbërriti së bashku me bashkëshortin e saj, Jake Bongiovi, 24 vjeç, në restorantin La Terrazza Gualtiero Marchesi, e veshur me fustanin maxi “Darwinn” nga Princess Polly, me vlerë 109 dollarë.
Ajo e kompletoi këtë kombinim me një orë “Serpenti Tubogas” të Bulgari-t, prej ari të verdhë, me vlerë 57 mijë dollarë.
Çifti, i cili nisi lidhjen në vitin 2021 dhe u martua në vitin 2024, u shfaqën krah për krah teksa zbritën nga varka në restorantin buzë liqenit. Brown mbante në dorën tjetër një çantë me motive lulesh.
Fustani me shpinë të hapur i la të dukshëm një pjesë të tatuazhit në brinjë, ku shkruhet “Ruth”, në nderim të gjyshes së saj të ndjerë, si dhe dy lule të vogla në shpinë.
Brown ka një koleksion tatuazhesh, mes tyre inicialet e bashkëshortit të saj, “JB”, në kyçin e këmbës, si dhe numrin “011” në kyçin e dorës, si referencë ndaj personazhit të saj Eleven në serialin “Stranger Things”.
Më herët gjatë ditës, çifti hipi në një taksi ujore së bashku me vajzën e tyre 1-vjeçare. Brown kishte veshur një set të kuq me dy pjesë.
Çifti adoptoi vajzën e tyre verën e kaluar dhe e bëri publike lajmin në gusht të vitit 2025. “Jemi jashtëzakonisht të emocionuar që po nisim këtë kapitull të bukur të prindërimit, në paqe dhe me privatësi”, shkruan ata në një deklaratë të përbashkët në atë kohë.
Asnjëri prej prindërve nuk ka bërë të ditur emrin që kanë zgjedhur për vajzën e tyre, megjithëse fansat kanë spekuluar se ajo mund të quhet Ruth, sipas gjyshes së Brown. Spekulimet u shtuan pasi aktorja u shfaq me një varëse ku shkruhej ky emër.
Dalja në Komo erdhi pas një darke në Londër në fillim të javës, ku çifti u takua me babain e Bongiovit, këngëtarin Jon Bon Jovi, në Notting Hill.
Për këtë rast, Brown zgjodhi një stil retro, duke kombinuar pantallona kapri me pika, po nga Princess Polly, me një bluzë të zezë pa mëngë dhe një triko ngjyrë bezhë.


