Miliarderja Kylie Jenner shfaqet me një aksesor në vesh, që thuhet se kap vlerën prej rreth 5 milionë dollarë
Kylie Jenner u shfaq të martën pasdite në Los Angeles me një bizhuteri tepër luksoze.
Miliarderja 28-vjeçare mbante një diamant gjigant në vesh ndërsa po shkonte në studiot e Hulu për të xhiruar një intervistë personale për reality show-n familjar “The Kardashians”.
“Kylie ka vendosur një vath me diamant të madh në formë loti në pjesën e sipërme të veshit, i cili duket se mund të vlejë rreth 5 milionë dollarë,” tha Chris nga “The Diamond Exchange” në Los Angeles për “Daily Mail”.
“Diamanti është aq i madh sa mund të përdorej lehtësisht si një unazë fejese shumë e rëndësishme,” shtoi ai.
Sipas tij, mund të jetë një vath i vendosur në një shpim në vesh, ose një diamant i punuar posaçërisht si aksesor për veshin.
Chris tha gjithashtu se është e pazakontë të vendoset një diamant kaq i madh në pjesën e sipërme të veshit, duke shtuar me shaka: “Ndoshta Kylie do të nisë një trend të ri”.
Jenner posedon një koleksion të madh bizhuterish me diamante, ku përfshihen edhe pjesë luksoze nga Cartier, Lorraine Schwartz dhe XIV Karats.
Ajo shpesh shfaqet me unaza fejese në evente të mbushura me yje të famshëm, ndërsa njihet edhe për qaforet me diamante dhe orët e zbukuruara me gurë të çmuar.
Manjatja e kozmetikës ishte grimuar dukshëm për skenat e saj në “The Kardashians”, me vijë të zezë dhe buzëkuq në nuancë të kuqe të errët.


