Please enter at least 3 characters.

Milani tallet keq në TikTok me Interin për vizitën e Kanye West

2024/02/ac-west.jpg

Interi paralajmëroi mbrëmë se Kanye West ishte i pranishëm në Giuseppe Meazza për ndeshjen e tyre me Atletico Madridin në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurët fituan këtë takim me rezultat 1-0, ndërsa paraqitja e reperit bëri jo pak bujë.

Në lidhje me prezencën e tij ka reaguar edhe rivali lokal i Interit, Milani.

Rossonerët kanë thumbuar Nerazzurët, duke paraqitur me maska disa persona në hapësirat e tyre, ndërsa duke etiketuar ata me emra, e mes tyre duke shkruar edhe emrin e krenarisë sonë – Dual Lipa.

Natyrisht se ky gjest është një goditje për Interin, duke minimizuar vizitën e Kanye West, pasi që reperi nuk po kalon në ditët e tij më të mira si artist. /Telegrafi/