Please enter at least 3 characters.

Milani rivalizon Interin dhe Chelsean për Badelj

2016/11/Milan-Badelj-679775.jpg

Milani ka vendosur që të futet me të gjitha forcat për mesfushorin e Fiorentinas, Milan Badelj.

Klubi nga Milano është i gatshëm të paguajë nëntë milionë euro, kurse 2,5 milionë lojtarit në sezon.

Por, në garë për lojtarin është edhe Interi dhe sipas La Gazzetta dello Sport, drejtori sportiv i Neroazzurrëve Piero Ausilion, tashmë ka filluar punën për ta sjellë atë te skuadra e drejtuar nga Stefano Poli.

Edhe Chelsea e Antonio Contes ka shfaqur interesim për atë, por deri më tani nuk ka asnjë ofertë nga londinezët. /Telegrafi/