Please enter at least 3 characters.

Milani nuk dorëzohet, do të provojë edhe gjatë verës për Aubameyangun

2018/03/Aubameyang-2.jpg
293:"LONDON, ENGLAND - MARCH 11: Pierre-Emerick Aubameyang of Arsenal celebrates scoring the 2nd Arsenal goal with Sead Kolasinac of Arsenal during the Premier League match between Arsenal and Watford at Emirates Stadium on March 11, 2018 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Klubi italian, Milani po mban ende shënime për situatën e sulmuesit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Një ish-futbollist i Milanit, Aubameyang u bllokua nga rikthimi në klubin e tij të vjetër verën e kaluar nga Borussia Dortmund.

Kjo pasi oferta e Rossonerëve nuk ishte e kënaqshme dhe drejtuesit e klubit gjerman pranuan transferimin e sulmuesit te Arsenali.

Megjithatë, mediumi Corriere dello Sport raporton se sulmuesi nga Gaboni mbetet ende në radarin e Rossonerëve.

Aubameyang vazhdon të pëlqehet shumë nga Milanit (Getty Images)

Në të vërtetë, ata besojnë se Arsenali do të ishte i gatshëm të shiste për më pak se ç'e transferuan atë nga Dortmund gjatë muajit janar.

Arsenali pagoi 60 milionë funte apo pak më shumë se 65 milionë euro për të nënshkruar me Aubameyang në janar dhe ai ka shënuar tre gola në gjashtë ndeshje.

Milani janë të gatshëm të testojnë vendosmërinë e Arsenalit këtë verë me një ofertë pas hapjes së afatit kalimtar.

Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë marrëveshje shkëmbimi me portugezin Andre Silva, i cili kërkohet që një kohë të gjatë nga Topçinjtë, ndërsa te Milani nuk ka arritur t'i tregojë aftësitë e tij. /Telegrafi/