Please enter at least 3 characters.

Milani në kërkim të një mbrojtësi, synohet huazimi i Sidibes

2019/10/GettyImages-1182205305.jpg
243:"LIVERPOOL, ENGLAND - OCTOBER 19: Djibril Sidibe of Everton vies with during the Premier League match between Everton FC and West Ham United at Goodison Park on October 19, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Ian MacNicol/Getty Images)
12:"Getty Images

Djibril Sidibe u huazua në verë te Evertoni nga Monaco, por që nuk ka arritur të përshtatet me futbollin anglez.

Mbrojtësi i djathtë ka luajtur vetëm tri ndeshje dhe Monaco pritet ta ndërprejë huazimin e tij.

Së fundmi për ta huazuar lojtarin është futur në garë gjiganti italian Milan.

Trajneri i ri i Milanit, Stefano Piolo nuk është i kënaqur me lojtarët që ka në dispozicion për krahun e djathtë të mbrojtjes.\

Djibril Sidibe. (Photo by Charlie Crowhurst/Getty Images)

Rossonerët kanë kontaktuar Monacon duke kërkuar huazimin e Sidibes në janar.

Milan ka kërkuar huazimin gjashtë mujor të Sidibes, por që duan ta kenë edhe opsionin e blerjes përfundimtare në verën e ardhshme.

27-vjeçari ka pranuar t'i bashkohet Milanit, pasi synimi i tij është të luaj rregullisht që të marrë pjesë në Euro 2020 me Francën. /Telegrafi/