Please enter at least 3 characters.

Milani mposht Ludogoretsin edhe në ndeshjen kthyese, kalon tutje në Ligën e Evropës (Video)

2018/02/Milan-2.jpg
297:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 22: Fabio Borini (C) of AC Milan celebrates with his team-mates after scoring the opening goal during UEFA Europa League Round of 32 match between AC Milan and Ludogorets Razgrad at the San Siro on February 22, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani ka fituar edhe takimin e dytë të 1/16-tës së Ligës së Evropës ndaj Ludogoretsin me rezultat minimal 1-0.

Skuadra e Gennaro Gattusos ka vazhduar me formë të lart edhe në Evropë, pasi ka mposhtur në dy ndeshjet Ludogoretsin dhe ka siguruar kalimin në 1/8-tën e Ligës së Evropës.

Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, por vendasit arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.

Ishte sulmuesi italian, Fabio Borini, i cili shënoi në minutën e 21-të për 1-0 pas asistimit të Patrick Cutrone dhe me këtë gol skuadrat shkuan në pushim.

Borini duke festuar pas golit të shënuar (Getty Images)

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë, me Rossonerët që menaxhonin lojën dhe Ludogorets që tentonte barazimin.

Rasti më i mirë në këtë pjesë i takoi Jakub Swierczok, i cili humbi një mundësi të mirë barazimi në minutën e 57-të të ndeshjes.

Milan vazhdon tutje në Ligën e Evropës (Getty Images)

Kështu, pasi 90-të minutave lojë Milani fiton edhe ndeshjen kthyese në 1/16-tën e finales në Ligën e Evropës, duke siguruar kualifikimin.

Rossonerët eliminuan skuadrën bullgare, Ludogorets, me rezultat të përgjithshëm 4-0. /Telegrafi/

https://twitter.com/semo33/status/966771825287073798