Please enter at least 3 characters.

Milani bënë përjashtim për kapitenin, i ofron rinovimin me rritje të pagës

2020/04/GettyImages-1205968101-1.jpg
219:"MILAN, ITALY - MARCH 08: Alessio Romagnoli of AC Milan gestures during the Serie A match between AC Milan and Genoa CFC at Stadio Giuseppe Meazza on March 8, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani pritet të bëjë shumë ndryshime në përbërje për edicionin e ri.

Rossonerët kanë në plan të largojnë lojtarët më të paguar dhe nga edicioni i ri nuk pritet të ketë pagë më të lartë se dy milionë euro në sezon.

Kjo është arsyeja që pritet të shitet edhe portieri Gianluiggi Donarumma i cili fiton gjashtë milionë euro në vit.

Por Milani ka bërë përjashtim për kapitenin e skuadrës Alessio Romagnoli, të cilit i ka ofruar kontratë të re, por edhe rritje të pagës.

Alessio Romagnoli. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

25-vjeçarin i skadon kontrata në verën e vitit 2022, ku aktualisht fiton 3,5 milionë euro në stinor.

Drejtuesit e kuqezinjve i kanë ofruar kontratë të re deri në vitin 2025 me pagë vjetore prej 4,5 milionë eurove në sezon, por që me bonuse do t’i mbërrijë pesë milionë.

Ideja e Milanit është që vetëm kapiteni i skuadrës të jetë bindshëm më i paguari dhe ekipi i ri pritet të ndërtohet pikërisht rreth Romagnolit. /Telegrafi/