Please enter at least 3 characters.

Mihajlovic: Sampdoria dëshiron të luajë në LK

2016/01/mihajlovic-sampdoria-d-euml-shiron-t-euml-luaj-euml-n-euml-lk_hd.jpg

Skuadra italiane ka kaluar një sezon të shkëlqyeshëm dhe aktualisht është tetë pikë prapa Romës, që pushton pozitën e tretë e që është e fundit që dërgon në garën më të madhe evropiane.

“Sampdoria nuk ka një skuadër që dërgon në Ligën e Kampionëve”, ka thënë trajneri para ndeshjes përballë Cesenas, transmeton Telegrafi.

“Ekipet tjera janë më të fuqishme, por ne jemi në pjesën e sipërme të tabelës dhe për momentin jemi në vendet që dërgojnë në Europa League”.

“Është po thuajse e pamundshme [të arrijmë në Ligën e Kampionëve], por ne nuk jemi të kënaqur, ne do të japim më të mirën të shohim se ku do të jemi në fund të sezonit”, ka shtuar ai. /Telegrafi/