Please enter at least 3 characters.

Middleton shkel kodin e veshjes në BAFTA, pasi nuk lejohet të mbajë qëndrime mbi çështje të caktuara

2018/02/Katebafta-1-e1518988772411.jpg
186:"Prince William, Duke of Cambridge and Catherine, Duchess of Cambridge attend the EE British Academy Film Awards (BAFTA) held at Royal Albert Hall on February 18, 2018 in London, England.
13:"Chris Jackson

Përzgjedhja e veshjes së Kate Middleton për pjesëmarrje në ceremoninë e ndarjes së çmimeve 'BAFTA 2018', është cilësuar si kundërthënëse.

Dukesha e Cambridge, e cila është në pritje të fëmijës së tretë, ishte ndër personazhet që kanë tërhequr vëmendje gjatë parakalimit në tepihun e kuq në Royal Albert Hall.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, derisa femrat pjesëmarrëse në këtë eveniment ishin zotuar të visheshin me të zeza, ajo nuk e ka ndjekur këtë rregull.

36-vjeçarja kishte veshur një fustan të gjelbër të errët të dizajnuar nga Jenny Packham dhe në këtë mënyrë anashkalonte kodin e veshjes për këtë vit.

(Foto: Getty Images)

Si anëtare e familjes mbretërore, Kate është e inkurajuar që të mos mbajë qëndrime politike në lidhje me çështjet e caktuara.

Në të kaluarën, Middleton ka ditur ta shkelë protokollin mbretëror duke u veshur shkurt mbi gju dhe duke mbathur këpucë me platformë të lartë, të cilat nuk i pëlqen mbretëresha.

(Foto: Getty Images)

Femrat pjesëmarrëse në ceremoninë e sivjetme BAFTA kanë vendosur të vishen me të zeza në mënyrë solidarizimi me fushatën "Time's Up" kundër abuzimit seksual në industrinë e filmit dhe të muzikës.

Salma Hayek, Angelina Jolie, Jennifer Lawrence, Emma Roberts dhe shumë yje të tjera janë pjesëmarrëse në evenimentin e Londrës. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)