Please enter at least 3 characters.

Michael Jackson në krye të listës së yjeve, imazhet e të cilëve vazhdojnë të fitojnë edhe pse ata nuk jetojnë më

2019/04/aaron2-e1572710232106.jpg
421:"SANTA MARIA, CA - MAY 23: Michael Jackson smiles as he leaves the Santa Barbara County Courthouse after a day of his child molestation trial May 23, 2005 in Santa Maria, California. Jackson is charged in a 10-count indictment that included molesting a boy, plying him with liquor and conspiring to commit child abduction, false imprisonment and extortion. He has pleaded innocent. (Photo by Phil Klein-Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Për të shtatin vit radhazi, Michael Jackson kryeson listën e Forbes për pasanikët mes personave të famshëm që nuk jetojnë më.

Mbreti i muzikës pop, i cili ndërroi jetë në vitin 2009, rezulton me 60 milionë dollarë përfitime nga tetori i vitit 2018 deri më tani.

Lista e publikuar nga revista prestigjioze zbulon se të ardhurat nga muzika u rritën në 2.1 miliardë dollarë, nga 1.8 që ishin vitin e kaluar, transmeton KP.

Michael Jackson (Foto: Carlo Allegri/Getty Images/guliver)

Pavarësisht se ishte subjekt i dokumentarit të diskutueshëm, "Leaving Neverland", katalogu i këngëve të tij dhe një shfaqje në Las Vegas, vazhdojnë të kontribuojnë në përfitimet e imazhit të tij.

Pas tij, me 21 milionë dollarë më pak të fituara, vjen një tjetër yll i muzikës, mbreti i rokenrollit Elvis Presley.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, pasuria e tij ka shkuar në 39 milionë dollarë, jo vetëm nga muzika, por edhe nga të ardhurat e mbledhura nga gati 500 mijë turistë që vizitojnë shtëpinë e tij në Memphis të Tennessee.

Elvis Presley (Foto: Keystone/Getty Images/Guliver)

Në vend të tretë renditet Charles Schultz, autor i librit me vizatime që është bërë edhe film i animuar, “Peanuts”.

Lista vazhdon me golfistin Arnold Palmer, Bob Marley, John Lennon, Marilyn Monroe, Prince dhe të tjerë.