Please enter at least 3 characters.

Mëngjesi i ftohtë, pasdite mot me diell

2024/10/moti-vjeshta-MK.png

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas institutit, vranësira parashihen rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit në mëngjes, parashihet të paraqitet fenomeni i brymës, si pasojë e rënies së temperaturave minimale dhe kthjellimeve në Troposferë. /Telegrafi/