Please enter at least 3 characters.

Mendohej se kishte vdekur, polici anglez gjendet i gjallë pas pesë viteve

2020/08/113792152_9c46ab22-2c73-42ad-95c9-6c96bd12a2bb.jpg

Një polic i cili mendohej se kishte vdekur, u gjet i fshehur brenda një pylli, pesë vite pasi u raportua i zhdukur.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Ricardas Puisy, asokohe 35 vjeç, nga Wisbech i Cambridgeshire, ishte parë për herë të fundit në shtator të vitit 2015.

Asnjë gjurmë e tij nuk u gjet, derisa në nëntor të vitit të kaluar u hap një llogari në Facebook me emrin e tij.

Ndërkohë, muajin e kaluar autoritetet e zbuluan atë brenda një pylli në Wisbech. Policia beson se ai ishte fshehur për t’ju shpëtuar njerëzve të cilët mund të kenë shfrytëzuar për qëllimet e këqija.

Puisy është duke u mbrojtur nga policia, ndërsa rasti është duke u hetuar në Angli.

Lituanezi ishte parë për herë të fundit në vendin e tij të punës, gjerësisht në kompaninë Nightlayer Leek Company në Chatteris, më 26 shtator të vitit 2015. /Telegrafi/