Please enter at least 3 characters.

Memeti: Gjuha e urrejtjes po merr përmasa shqetësuese

2016/03/Ixhet-Memeti-1.jpg
3:"Fro

Nuk ka të ndalur përdorimi i gjuhës së urrejtjes në Maqedoni. Kjo dukuri negative shpesh kalon pa u vërejtur dhe sanksionuar as edhe nga Institucionet përkatëse, edhe përkundër se gjuha e urrejtjes sanksionohet me ligj. Nga zyra e Avokatit të popullit thonë se raste të shumta kalojnë pa u evidentuar me faj të institucioneve, transmeton Alsat-M.

“Ky është problemi, se në Maqedoni mosveprimi i institucioneve shkakton pasiguri te qytetarët dhe shkakton humbje të besimit ndaj tyre…thjesht pra ai veprimi apo mosveprimi me prapavijë politike i institucioneve, posaçërisht ai i gjyqësorit dhe prokurorisë është shumë i theksuar”, tha Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.

Sipas Memetit, gjuhë të tillë nuk përdor vetëm popullata e rëndomtë. Ai thotë se ka raste kur pikërisht personat publik shprehen me një gjuhë të tillë, duke mos pas brengë nëse ajo lëndon ose jo vlerat e bashkëqytetarëve./Telegrafi/