Please enter at least 3 characters.

Megjithatë, Dua Lipa humb në finale të “BBC Sound of 2016” (Video)

2016/01/duas.jpg

Megjithëse mediat ndërkombëtare e cilësojnë njërin prej zërave më të bukur të këngëtarëve të rinj në Britani të Madhe, Dua Lipa nuk u zgjodh “BBC Sound of 2016”.

Garën e ka fituar Jack Garrat, këngëtari dhe tekstshkruesi eksperimental, i cili njëkohësisht luan edhe në kitarë dhe bateri.

Me këtë rast, 24-vjeçari ka pohuar se është i befasuar me këtë çmim pasi nuk e priste se të triumfonte, transmeton Telegrafi.

“Jam i befasuar, i shokuar. Nuk e prita se do të zgjidhesha i pari, të triumfoja. Vitet e fundit kanë qenë shumë emocion për mua” thotë artisti.

Dua Lipa ishte afër vendit të parë, por si duket këngëtares kosovares do ti duhet të punojë më shumë. /Telegrafi/