Me përgatitje të këtillë të specave, nuk do të lëni asgjë në pjatë
28/10/2022
Këtë ushqim i shijshëm jua rekomandojmë për kafjall apo darkëPërbërësit:- 6–7 speca,- 150 g djathë,- 100 gramë proshutë,- 50 gramë sallam çaji apo ndonjë sallam tjetër,- 1 vezë,- 1 thelb hudhre,- pak piper,- fletë majdanozi,- kaçkavall.
Specat lani, pritni përgjysmë dhe hiqjani farat.
Djathin thërrmojeni, shtoni vezën dhe proshutën e grirë në rende apo proshutën e çajit.
Shtoni hudhrën e grirë, fletë majdanozi dhe piperin. Të gjitha përzieni dhe mbushni specat.
Sipër qitni kaçkavallin e grirë në rende.
Piqni në 200 gradë Celsius rreth 20 – 30 minuta.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.


