Please enter at least 3 characters.

Me nofkën MMV, Geti lanson klipin e këngës "Ghetto Geasy"

2018/09/getoar-selimi.jpg

Getoar Selimi e ka publikuar këngën e re me titull "Ghetto Geasy", të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Projektin e ri, reperi i mirënjohur i skenës muzikore shqiptare, e ka lansuar me nofkën e re, MMV.

Tekstin e ka shkruar vet Geti, i cili është edhe producent ekzekutiv i projektit të ri.

Ndërkaq, BigDeal Records qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka realizuar muzikën.

Mojo Production është angazhuar për xhirimin e videoklipit muzikor.

“Paris Milano” është një prej projekteve të fundit që Geti e ka lansuar në bashkëpunim me reperin tjetër të BabaStars, Majk.

Klipi i asaj kënge u lansua në fund të muajit qershor, ndërsa deri më tani ka arritur mbi 23 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/