Please enter at least 3 characters.

Me një gol fantastik, Celina siguron fitoren e Ipswichit (Video)

2018/01/BersantCelina-fk-e1515863725569.jpg
238:"IPSWICH, ENGLAND - DECEMBER 02: Bersant Celina of Ipswich Town during the Sky Bet Championship match between Ipswich Town and Nottingham Forest at Portman Road on December 2, 2017 in Ipswich, England. (Photo by Stephen Pond/Getty Images)
12:"Getty Images

Ipswich Town ka regjistruar fitore prej 1-0 si nikoqir i Leeds United.

Skuadra që bën gara në Championship arkëtoi pikë të plotë fala futbollistit shqiptar, Bersant Celina.

(Foto: Twitter/IpswichTownFC)

Futbollisti që e përfaqëson Kosovën e gjeti golin në minutën e 67-të të takimit dhe ky gol mjaftoi për fitoren e ekipit të tij.

Ishte një gol fantastik i Celinës, i cili e pranoi topin, krijoi hapësirë dhe goditja e tij nga largësia ishte e pandalshme.

Vlen të theksohet se Leeds nga minuta e 37-të luajti me një lojtar më pak, duke qenë se Eunan O'Kane u përjashtua me karton të kuq.

(Foto: Getty Images)

Celina luan te Ipswichi nga fillimi i këtij sezoni në formë huazimi një vjeçar.

21-vjeçari është në pronësi të Manchester Cityt, ndërsa është dërguar në ekipe të ndryshme për të fituar përvojë.

Në sezonin 2016/2017, ai ka luajtur në Eredivisie te skuadra e Twentes. /Telegrafi/

https://twitter.com/ITFCTID/status/952224977096454144