Please enter at least 3 characters.

Me çanta të personifikuara për të përçuar mesazhe të rëndësishme

2016/01/me-ccedil-anta-t-euml-personifikuara-p-euml-r-t-euml-p-euml-r-ccedil-uar-mesazhe-t-euml-r-euml-nd-euml-sishme_hd.jpg

Përcjellja e mesazheve të ndryshme përmes veshjes, ka qenë tema në një nga koleksionet e Chanel, kryevepra e radhës nga Lagerfeld e cila u prezantua në formë të protestës në pasarelë nga modelet të cilat mbanin në dorë mbishkrime të ndryshme duke përcjellë kështu mesazhe feministe.

Ndërsa në koleksionin e markës Fendi, Lagerfeld përdor aksesorë të ndryshëm për flokë, dhe lanson një tendencë duke krijuar mini-çanta super luksoze me aksesorë që personifikojnë vetë atë, dhe i quan “Karlitos”.

Aksesorët kryejnë punë shumë të rëndësishme në këtë trendin e mesazheve, transmeton Koha.net.

Vendosja e shumë aksesorëve dhe mbishkrimeve në çanta e bën atë një përçuese të mirë të çfarëdolloj mesazhi që keni për t’ia përcjellë botës.

Vendosni “Karlitos” dhe mbishkrime të ndryshme në mini-çanta dhe përcillni një imazh frymëzues që fton të merrni çantën tuaj të preferuar dhe dekoroni edhe me arna e lodra. /Telegrafi/