Please enter at least 3 characters.

Mbrojtësit e Liverpoolit janë përfshirë në 38 gola këtë sezon

2019/05/Liverpool.jpg
305:"NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND - MAY 04: Virgil van Dijk of Liverpool celebrates after scoring his team's first goal during the Premier League match between Newcastle United and Liverpool FC at St. James Park on May 04, 2019 in Newcastle upon Tyne, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmi vrasës i Liverpoolit ka marrë lëvdata për kryerjen e punës në këtë sezon, mirëpo edhe mbrojtja e Redsave ka kontribuuar shumë në realizimin e golave.

Pas golit të Virgil van Dijk dhe dy asistimeve nga Trent Alexander-Arnold në fitoren dramatike (3-2) kundër Newcastle United, faza defensive është përfshirë në 38 gola këtë edicion në të gjitha garat.

Alexander-Arnold ka shënuar vetëm një gola, mirëpo ka qenë fantastik duke dhuruar 13 asistime, po aq sa mbrojtësi tjetër i krahut, Andy Robertson, i cili nuk ka shënuar këtë sezon, por me plot meritë u përfshi në 'PFA Ekipin e Sezonit' falë formës sensacionale.

'PFA Lojtari i vitit', Van Dijk,ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar katër asistime, derisa partneri i tij në qendër të mbrojtjes, Joel Matip, ka shënuar një gol.

Me 24 ndeshje pa pranuar gol dhe me kontribut në 38 gola në të gjitha garat, mbrojtja e Liverpoolit e ka bërë për mrekulli punën këtë sezon. /Telegrafi/