Mbante pushkë gjuetie dy tytëshe një person në Pejë, policia ia sekuestron
08/04/2025
Një person është hasur se kishte një armë të gjahut në Pejë.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 14:00, në Pejë.
"Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datën 07.04.2025, rreth orёs 14:00, ёshtё njoftuar nga njё qytetar se kishte hasur njё person i cili kishte njё armё tё gjahut.
Policia menjёherё ka shkuar nё vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar tё dyshuarin dhe nga i njëjti janё sekuestruar: njё pushkё gjuetie dy tytёshe, nёntё fishekё kal.12 mm", thuhet në raport.
Ndërkaq siç thuhet në raport, i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, lirohet nё procedurë të rregullt. /Telegrafi/


