Please enter at least 3 characters.

Mbahet meetup i radhës "Hyrje në DevOps" nga AWS Kosovo Usergroup

2020/06/Screenshot_20200619-143613_Chrome.jpg

Nën organizimin e AWS Kosovo Usergroup, ditën e premte, 19 qershor, duke filluar nga ora 17:30 mbahet meetup-i i radhës "Hyrje në DevOps".

Në këtë takim virual, për dy orë do të prezantohen bazat e DevOps, që është një kombinim i zhvillimit dhe operacioneve.

DevOps po ashtu përfaqëson një ndryshim në kulturën e teknologjisë së informacionit të bazuar në njerëz, mjete dhe procese për të mundësuar një bashkëpunim dhe automatizim më të mirë në zhvillimin e softuerit për ndërmarrje.

Ky webinar do të prezantohet nga Visar Gashi dhe Altin Ukshini.

Axhenda 17:30 - 17:45 - Mirëseardhja
18:00 - 18:15 - Hyrje në kulturën e DevOps, Visar Gashi
18:15 - 19:15 - Hyrje në aspektet teknike të DevOps, Altin Ukshini
19:15 - 19:25 - Pyetje dhe Përgjigje
19:25 - 19:30 - Shpërndarja është përkujdesje /Telegrafi/