Please enter at least 3 characters.

Mbahet konsultim publik me qytetarët për zbatimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Vushtrrinë

2024/11/465980391_895554832706317_8423919542905456798_n.jpg

Gjatë ditës së sotme, Komuna e Vushtrrisë ka mbajtur konsultim publik me qytetarë për të diskutuar për dy projektet që kanë rrjedhur si pjesë e procesit të zbatimit të Agjendës së Kontratës Sociale për Vushtrrinë.

“Konsultimi publik është mbajtur rreth dy projekteve që janë përzgjedhur nga qytetarët për t’u implementuar nga Komuna e Vushtrrisë”, thuhet në njoftim, shkruan Telegrafi.

Këto projekte janë: shfrytëzimi i paautorizuar i oborrit të shkollës fillore të mesme të ultë “Andon Zako Çajupi” dhe aftësimi profesional i grave nga zonat rurale dhe komunitetet jo shumicë.

Për të dy projektet, fillimisht zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, Drejtoria për Arsim, Drejtoria për Administratë dhe Zyra për Barazi Gjinore, kanë prezantuar projektet, e më pas qytetarët kanë dhënë mendimet e tyre rreth tyre. /Telegrafi/

Pamje nga mbajtja e konsultimit publik