Please enter at least 3 characters.

May mund të kërkojë kohë shtesë për ndryshimin e marrëveshjes së BREXIT-it

2019/02/theresa_may_brexit.jpg
654:"FRANKFURT AM MAIN, GERMANY - JANUARY 16: A trader looks at computer screens, with one of it showing Britain's Prime Minister Theresa May, at the Frankfurt Stock Exchange the day after a large majority of MPs in the British House of Commons rejected British Prime Minister Theresa May's Brexit deal on January 16, 2019 in Frankfurt, Germany. The government suffered a historic defeat in the House of Commons last night as MPs voted 432 to 202 to reject Theresa May's Brexit Deal. Labour Leader Jeremy Corbyn immediately tabled a motion of no confidence in the government that will be debated and voted on later today. (Photo by Thomas Lohnes/Getty Images)
12:"Getty Images

Kryeministrja britanike Theresa May, do të kërkojë nga deputetët që t’i ofrojnë më shumë kohë për të siguruar ndryshimet e nevojshme për Irlandën Veriore, që është pjesë e marrëveshjes së daljes nga Bashkimi Evropian, e njohur si BREXIT.

May pritet të raportojë para deputetëve këtë javë, pas tentimeve që Bashkimi Evropian të bëjë këto ndryshime në momentin e fundit.

Kryeministrja mund të premtojë një votë të re për BREXIT, nëse një marrëveshje e qëndrueshme nuk arrihet deri në fund të muajit shkurt, raporton BBC.

Partia Laburiste ka përgatitur një amendament, i cili nëse kalon këtë javë, do të garantonte votën në fund të muajit.

Kanë mbetur më pak se 50 ditë të daljes nga blloku, që pritet të ndodhë më 29 mars.

May kaloi muaj negociatash për të arritur marrëveshjen e BREXIT-it me BE-në.

Marrëveshja ishte refuzuar nga Parlamenti i Britanisë dhe nëse nuk aprovohet deri në kohën kur parashihet dalja nga blloku, Britania do të mbetet me BREXIT pa marrëveshje. /Telegrafi/