Please enter at least 3 characters.

Mauro Icardi nuk ftohet as në kombëtaren argjentinase

2019/03/GettyImages-694045226.jpg
257:"MELBOURNE, AUSTRALIA - JUNE 09: Mauro Icardi of Argentina looks on from the bench before the Brazil Global Tour match between Brazil and Argentina at Melbourne Cricket Ground on June 9, 2017 in Melbourne, Australia. (Photo by Robert Cianflone/Getty Images)
12:"Getty Images

Lionel Scaloni pranon se gjendja e Mauro Icardi në Inter nuk është e përshtatshme për kombëtaren, por këmbëngul se mund të thirret për Copa America.

Sulmuesi nuk u ftua në momentet e fundit në përfaqësuesen e Argjentinës pasi që mbeti për 36 ditë pa u stërvitur shkaku i një lëndimi të këmbës.

"Kam biseduar me Mauro para zbardhjes së emrave të skuadrës dhe i kam shpjeguar se pse nuk u ftua", tha trajneri në një konferencë për shtyp.

Mauro Icardi (Foto by Amilcar Orfali/Getty Images/Guliver)

"Ajo që po i ndodh atij në mënyrë të drejtpërdrejtë ka të bëjë me ekipin kombëtar. Midis tani dhe Copa America, ne do të peshojmë se çfarë do të ndodhë dhe do të shohim nëse do ta thërrasim apo jo", tha më tutje ai.

"Natyrisht, është e qartë se ajo që po ndodh me të tani nuk është e përshtatshme për ne", pohoi strategu.

Ndërkohë, shoku i klubit të Icardit, Lautaro Martinez do të bashkohet me Lionel Messin e Barcelonës në sulm për miqësoren e "Albicelestes" ndaj Venezuelës. /Telegrafi/