Maurizio Sarri pritet të kthehet së shpejti në punë, klubi anglez vihet pas tij
25/09/2024
Mediat italiane raportojnë se pronari i ri i Evertonit, Dan Friedkin, mund të sjellë si trajner të ri të klubit specialistin me përvojë Maurizio Sarrin. Presidenti dhe pronari i Romës tani zotëron edhe Evertonin dhe është i vendosur të bëjë ndryshime në Goodison Park pasi skuadra ndodhet në vendin e 19-të në renditjen e Ligës Premier.Miliarderi amerikan po mendon të sjellë Sarrin në klubin e tij të ri dhe ai është një trajner me përvojë që ka udhëhequr ekipe si Lazio, Juventus, Napoli, Chelsea dhe klube të tjera në karrierën e tij.


