Mata dëshiron t’i hakmerret Chelseat
15/04/2015
Mesfushori spanjoll kthehet për herë të parë në Stamford Bridge që prej transferimit te United për 37.5 milionë funte dhe synon që nga stadiumi londinez të dalë i buzëqeshur dhe me fitore për ekipin e tij.
United me një fitore të mundshme të shtunën mbrëma do të ishte vetëm 5 pikë prapa Chelseat ndërsa Mata është i bindur se mund të sigurojnë pikët e plota nga ky takim, transmeton ‘koha.net’.
“Kemi filluar të mendojmë për finalen tonë të radhës – vizitën te lideri i Premier Ligës”, ka thënë Mata.
“Dua të them se kjo do të jetë ndeshje e veçantë për mua. Unë tashmë kam luajtur ndaj Chelseat, por rikthimi në Stamford Bridge do të jetë i veçantë për mua”. /Telegrafi/


