Please enter at least 3 characters.

Marty të bashkëpunojë me EULEX-in nëse ka dëshmi

2016/01/f.0131204527520_m.jpg

Kryetari i Komisionit Evropian i ka bërë këto komente gjatë takimit që ka patur të hënën në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Mirko Cvetkovic. Barroso, sipas medieve serbe, ka përshëndetur gatishmërinë e Beogradit që t’i mbajë si çështje të ndara raportin e Martyt në Këshillin e Evropës dhe dialogun me Prishtinën. “Brukseli përsëritë thirrjen për nisjen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe atë që ky dialog të nisë sa më parë, sepse kjo do të ishte në të mirë të të dyja palëve”, ka thënë Barroso.

Ndërsa lidhur me raportin e Martyt, Barroso ka thënë se Brukseli i merr seriozisht pohimet rreth krimeve dhe krimit të organizuar, ndërsa lufta kundër këtyre dukurive, duhet të jetë obligim i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Sipas tij, çështja e raportit të Martyt mund të vazhdojë tutje vetëm nëse mblidhen dëshmitë, të cilat do të ishin të pranueshme edhe për gjykata. /Telegrafi/