Marina shtatzënë – bukuroshja sjell imazhe nga fotosesioni
23/08/2021
Tashmë nuk është sekret. Marina Vjollca dhe Getoar Selimi do të bëhen prindër për herë të parë.
Çifti i njohur i skenës e konfirmoi lajmin se janë në pritje të bukur duke publikuar postimin e njëjtë në profilet respektive në Instagram.
“Ne të tre...”, ishte përshkrimi i fotografisë, në të cilën shfaqej moderatorja para reperit që i prekte barkun.
Ndërkohë në profilin e prezantueses, ku ndiqet nga më shumë se 1.4 milion fansa, ajo ka shpërndarë disa imazhe nga seti fotografik me barkun e rrumbullakosur.
“Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka”, është përshkrimi i fotografive të realizuara nga Endrit Mertiri. /Telegrafi/


