Please enter at least 3 characters.

Maresca jo vetëm fitoren e parë - ai thyen rekord në Ligën Premier

2024/08/Screenshot-2024-08-26-214522.png

Enzo Maresca fitoi ndeshjen e tij të parë në Ligën Premier si trajner i parë i Chelseat duke mposhtur me rezultat 6-2 Wolverhampton Wanderers. Pavarësisht se rezultati pas pjesës së parë ishte 2-2, një fjalim frymëzues nga trajneri italian drejt lojtarëve i frymëzoi ata për një fitore të madhe.Maresca ka arritur të krijojë një rekord të ri në Ligën Premier. Ai është bërë trajneri i parë në historinë e divizionit  të parë që ka arritur me skuadrën e tij të shënojë gjashtë gola jashtë fushe.

Asnjë trajner tjetër nuk ka qenë në gjendje të frymëzojë ekipin e tij për të fituar ndeshjen e parë jashtë fushe në mënyrë kaq dominuese ndonjëherë.

Kjo vetëm tregon se e ardhmja e Chelseat duket e ndritshme nën drejtimin e Marescas.

Trajneri italian është ende duke u përpjekur të gjejë formulën perfekte për skuadrën e tij Chelsea dhe duhet ta kthejë atë në një makinë fituese të qëndrueshme për të konkurruar për trofe të mëdhenj. /Telegrafi/