Please enter at least 3 characters.

Maqedoni, importi i automjeteve shënon rënie

2016/01/taks-euml-e-re-p-euml-r-k-euml-do-q-euml-ka-nj-euml-automjet-dhe-kart-euml-celulari_hd.jpg

Vitin e kaluar (2017) janë importuar 31.486 automjete që është për 7.6% më pak në krahasim me vitin 2016, tregojnë të dhënat e Drejtorisë doganore të Maqedonisë, njofton gazeta Koha.

Të dhënat e Doganave tregojnë se për 8.3% është rritur importimi i veturave të reja në gjithsej 5.446 vetura të reja, derisa importimi i veturave të përdorura ka shënuar rënie drastike prej 11.2% dhe janë importuar 22.964 vetura.

Vitin e kaluar janë importuar 976 automjete të reja për mallra dhe 2.135 të përdorura, si dhe 7 autobus dhe minibusë të ri dhe 140 të përdorur./Koha.mk/

*Foto Ilustrim