Please enter at least 3 characters.

Manjola Nallbani prezanton bashkëshortin, një urim romantik për ditëlindjen e tij (Foto)

2017/07/manjola2-e1499874834823.jpg

Këngëtarja e njohur Manjola Nallbani është shumë e dashur për publikun shqiptar.

Është shquar gjithmonë për mënyrën e saj të të kënduarit dhe vlerat artistike, gjersa pak herë në media ka qenë e përfolur për jetën private.
Manjola ka vite që është e martuar, dhe ka dy vajza.

Së fundmi, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, Manjola ka prezantuar bashkëshortin e saj, me rastin e ditëlindjes së tij.

"Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime", kanë qenë fjalët e përzgjedhura të saj për të uruar njeriun e jetës.

Komentet pozitive dhe urimet për çiftin e lumtur, kanë qenë të shumtë nga ana e ndjekësve të saj në Instagram. /Telegrafi/