Please enter at least 3 characters.

Mandzukic: Allegri një nga më të mirët në Evropë

2018/02/Mario-Mandzukic-e1518028367898.jpg
233:"TURIN, ITALY - MAY 29: FC Juventus head coach Massimiliano Allegri talks with Mario Mandzukic during the FC Juventus Media Day at Juventus Stadium di Torino on May 29, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, e quan trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, "një nga më të mirët në Evropë".

Kroati është sulmues qendre, por në vitet e fundit nën urdhrat e teknikut italian është zhvendosur në krahun e majtë.

“Më pëlqen ky rol, edhe kështu kam rastin të shënoj gola", ka thënë Mandzukic për Sky.

“Detyra ime kryesore është të jem alternativë edhe në fazën mbrojtëse, por njëkohësisht të jap edhe kontributin tim në sulm".

"Më pëlqen të marr këtë përgjegjësi dhe jam krenar për faktin se dikush me beson këtë, sepse kjo më mundëson edhe të përmirësohem dhe të ndihmoj skuadrën".

“Allegri është një nga më të mirën në Evropë, ai e ka treguar këtë me punën e tij. Rezultatet janë pastër në anën e tij dhe jam i lumtur që punoj me atë, sepse ai është dikush që dëgjon".

“Ne do të tentojmë që të fitojmë gjithçka këtë sezon, edhe pse e dimë që do të jetë e vështirë në fund”, ka shtuar për fund kroati. /Telegrafi/