Please enter at least 3 characters.

Mancini: Interi luajti si në stërvitje

2016/01/mancini-interi-luajti-si-n-euml-st-euml-rvitje_hd.jpg

Nerrazzurët dolën me fitore 2-1 nga Stadiu Friuli me Maurizio Domizzi dhe Emmanuel Badu që u dërguan jashtë loje.

“Nuk e kuptoj se pse pas dy kartonëve të kuq disa nga lojtarët e mi ndaluan dhe vetëm e pasonin topin rrotull me butësi”, ka thënë trajneri për Sky Sport Italia, transmeton Telegrafi.

“Nuk e kuptoj se si ne luajtëm më mirë me 11 kundër 11 se sa 11 kundër nëntë. Ne duhet të flasim për këtë, pasi është e papranueshme që ne të mund ta vendosnim këtë rezultat në rrezik”.

“Ndonjëherë ekipi thjesht nuk mendon. Ata kanë tru dhe duhet ta shfrytëzojmë atë. Sapo Badu u përjashtua, katër ose pesë lojtarë filluan të veprojnë sikur ishin në stërvitje ose në miqësore. Është e papranueshme”, ka thënë Mancini. /Telegrafi/