Please enter at least 3 characters.

Mancini i lumtur me fitoren dhe me talentet e rinj: Zaniolon dhe Kean i fus me dëshirë në fushë

2019/03/GettyImages-1132011425.jpg
211:"UDINE, ITALY - MARCH 22: Moise Bioty Kean (L) and Nicolo Zaniolo of Italy look on during a training session at Stadio Friuli-Dacia Arena on March 22, 2019 in Udine, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
12:"Getty Images

Kombëtarja e Italisë e ka nisur me fitore kampanjën kualifikuese për Euro 2020, duke marrë një tre pikësh përballë Finlandës.

Nico Barella dhe Moise Kean shënuan dy golat në fitoren e pastër të Italisë 2-0 ndaj Finlandës.

E me këtë fitore ka mbetur i lumtur trajneri i Azzurrëve, Roberto Mancini.

“Nuk ishte fitore e lehtë, pasi Finlanda mbrohej me pesë mbrojtës dhe ishte vështirë për t’i thyer”.

“Jam shumë i lumtur me këtë fitore dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu”, u shpreh Mancini.

Moise Kean. (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Tekniku italian ka lavdëruar edhe dy talentet, sulmuesin Moise Kean dhe mesfushorin Nicolo Zaniolo.

“Keane ka kualitet dhe potencial të madh, jashtëzakonisht të madh dhe e ardhmja varet totalisht nga ai. Nuk kam rrezikuar aspak për ta futur në lojë. Atë dhe Zaniolon i inkuadroj me dëshirë të madhe në fushë pasi më japin kënaqësi”, ka deklaruar Mancini.

Ndeshjen e radhës Italia do ta zhvilloj përsëri në shtëpi, ku do të jetë nikoqir i Litenshtajnit. /Telegrafi/