Please enter at least 3 characters.

Manchester City rrezikon dënim edhe nga Liga Premier, po mendohet një penalizim me heqje të pikëve

2020/02/GettyImages-1203589441.jpg
347:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 02: Oleksandr Zinchenko of Manchester City reacts to Match Referee Mike Dean after being sent off for a second yellow card during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Manchester City at Tottenham Hotspur Stadium on February 02, 2020 in London, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City rrezikon dhe dënim nga Liga Premier me heqje pikësh, pas dënimit serioz të marr nga UEFA për FFP (Financial Fair Play).  

Klubi është dënuar me dy vite mospjesëmarrje në garat e UEFA-s dhe 30 milionë euro.

City në një komunikatë për media, ka thënë se do të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Mediumi britanik “The Independent” raporton se ka mësuar nga burime të Ligës Premier se klubi rrezikon t’u zbriten pikët nga klasifikimi i këtij sezoni.

Kjo për shkak të penalizimeve për thyerje të rregullave të konkurrencës në futboll, që duhet të shoqërohet edhe me masa penalizuese në kampionat.

Po sipas kësaj gazete ky variant po shqyrtohet dhe është mëse e mundur që kampionëve të Anglisë t’u hiqen pikë nga renditja në kampionatin anglez.

Ka edhe nga ata që mendojnë se dënimi nga UEFA është i madh dhe disa nuk mendojnë se do të ndodhë më ndonjë ndëshkim në Ligën Premier, për shkak të situatës specifike.

Pep Guardiola. (Foto: Catherine Ivill/Getty Images)

Ndërsa askush nuk e sheh një përjashtim nga Liga Premier. /Telegrafi/