Please enter at least 3 characters.

Maluma tregon se skandali kur e quajtën maskilist, e lëndoi më së shumti nënën e tij

2019/06/maluma1.jpg
243:"MEXICO CITY, MEXICO - JUNE 04: Maluma attends the Premiere Of YouTube Original's "Maluma: Lo Que Era, Lo Que Soy, Lo Que Seré" at Auditorio BlackBerry on June 4, 2019 in Mexico City, Mexico. (Photo by Victor Chavez/Getty Images for YouTube)
24:"Getty Images for YouTube

Këngëtari i famshëm latin, Maluma, është shumë i pëlqyer për këngët e tij nga miliona fansa në mbarë botën.

Karriera e tij muzikore ka qenë e mbushur me suksese, por nuk kanë munguar edhe skandalet.

Në një intervistë të fundit, Maluma ka folur rreth skandalit më të madh të përfolur në karrierë, e që i ka lënduar shumë familjarët e tij.

Këngëtari thotë se mediat e kishin portretizuar atë si maskilist, që ndryshe njihet si njeri i ashpër ndaj femrave dhe që i cilëson ato si të dobëta.

“Të them të vërtetën asnjë skandal nuk më ka lënduar aq shumë, sepse të gjitha janë vetëm fjalë të kota. Por nëna dhe e gjithë familja ime, u mërzit kur në media qarkullonte lajmi se unë isha maskilist", ka thënë Maluma.

"Ajo e di shumë mirë si më ka rritur, dhe e di çfarë njeriu jam unë. Por e shqetësonte fakti si mund ta besonin këtë gjë të tjerët. Për mua ishte e vështirë ta shihja nënën dhe gjithë familjen time aq të trishtuar”, ka thënë më tej ai. /Telegrafi/