Malisheva sundon elitën, Llapi dhe Ballkani nga pas - Rezultatet dhe renditja pas javës së tetë në Superligën e Kosovën
Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së tetë në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan derbit dhe përballjet e forta. Fillimisht ishte Ferizaj që fitoi ndeshjen ndaj Dukagjinit me rezultat 2-1, ku Abdeen Abdul dhe Edon Sadriu shënuan për ferizajasit, ndërsa goli i Altin Merlakut nuk mjaftoi.Derbi lokal mes Dritës dhe Gjilanit është mbyllur në barazim 1-1, ku golat u shënuan nga Arb Manaj dhe Armend Thaqi.Prishtina ka shënuar fitore ndaj Feronikelit ‘74 me rezultat 2-0 me golat e Rigon Llugiqit dhe Junior Ngatta.Derbi mes Llapit dhe Ballkanit u mbyll pa gola, në një ndeshje të fortë në “Zahir Pajaziti”.Malisheva ka marr fitore të madhe ndaj Suharekës në udhëtim, duke triumfuar me rezultat 3-1, me golat e Arlind Veliu, Fatjon Bunjakut dhe Drilon Hazrollajt. Për vendasit ishte goli i vetëm i Mevlan Zekës.


