Please enter at least 3 characters.

MALI I BARDHË

2024/06/Shelley-e1718554916667.jpeg

Poezi nga: Percy Bysshe ShelleyPërktheu: Alfred Kola

Ndrin ‘Mali i Bardhë’: - fuqia është atje,
Fuqi e pamjeve të qeta e solemne,
Dhe shumë tingujve, plot jetë e vdekje.
N’errësirën e qetë pa hënë të netëve,

Dëborat zbresin, në shkëlqimin e ditës,
Mbi atë Mal; askush s’i sheh ato,
As kur flokë bore digjen nën diellin zhytës,
as kur rrezet e yjeve sulen përmbi to ...