Please enter at least 3 characters.

Makolli nuk lejohet të hyjë në Preshevë

2016/01/f.0112122721949_m.jpg

Riza Halimi, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë tha se kjo çfarë ka bërë Qeveria në Beograd paraqet një skandal politik.

Ndërkohë, ministri me këtë veprim Qeveria në Beograd tregon se nuk ka hequr dorë nga mentaliteti i së kaluarës. Me këtë rast, Makolli ka paralajmëruar se do të bëjë sërish përpjekje për të vizituar Luginën e Preshevës.

Ndryshe, ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli ishte paraparë të takohet me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, më pas kryetarin e Preshevës, Ragmi Mustafa dhe pas tyre edhe me kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptar, Galip Beqiri.

Ai madje për mediat kosovare kishte thënë se s’do të lejojë t’i preken targat e makinës gjatë vizitës në Luginë të Preshevës.

“Unë do të shkojë me makinë, ajo që e them është se tabelat e makinës nuk pranoj që të ndërrohen”, ka thënë ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës për atë nëse do të lejojë të enjten kur të udhëtojë për në Serbi që makinës së tij zyrtare në kufi t’i ndërrohen targat RKS për t’u zëvendësuar me të përkohshme, konform marrëveshjes për lëvizje të lirë të arritur më 2 korrik të vitit të kaluar në Bruksel./Telegrafi/