Majk “e kallë” në dasëm me muzikë “tallava” (Video)
24/08/2017
Ashtu si të gjithë ne edhe Majk nuk ka mundur t’u shpëtojë dasmave këtë verë.
Një nga miqtë e mirë të tij është martuar dhe ai ishte prezent në këtë aheng.
Majk duket se është kënaqur shumë në dasmën e shokut të tij dhe nuk hezitoi që të vallëzonte pa komplekse.
Në një video në rrjetet sociale, Majk shihet duke kërcyer nën tingujt e muzikës “tallave”.
Ai duket se është argëtuar shumë pas sezonit të stërngarkuar me koncerte.
Majk po shijon suksesin e këngës “Stila”. /Telegrafi/


