Please enter at least 3 characters.

Lukaku: Juventusi dhe Ronaldo, arsyeja pse i jam bashkuar Unitedit

2018/10/Romelu-Lukaku.jpg
276:"MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 22: Romelu Lukaku of Manchester United looks on during a press conference ahead of their UEFA Champions League Group H match against Juventus at Aon Training Complex on October 22, 2018 in Manchester, England. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Romelu Lukaku, mezi po pret përballjen me Juventusin në Ligën e Kampionëve.

25-vjeçari thotë se i pëlqen ndeshjet e tilla të mëdha pasi ato janë një sfidë për atë dhe skuadrën.

"Kjo është arsyeja pse iu bashkova këtij klubi. Dua të luaj në një stadium kaq madhështor para tifozëve të tillë. E kam ëndërruar si fëmijë, tani është rasti im", ka thënë Lukaku për MUTV.

(Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

"Është sfidë e mirë për të shikuar ku jam unë dhe skuadra, se si do të paraqitemi ndaj mbrojtjes më të fortë aktualisht në Evropë".

"Cristiano Ronaldo? Jam 25 vjeçar dhe jam rritur duke e shikuar atë duke luajtur dhe përmirësuar, duke u transformuar në lojtarin që është sot".

"Pra, për lojtarët e gjeneratës time dhe më të rinj, ne duhet të presim dhe të shikojmë se çfarë sjell puna e madhe".

 "E kam shikuar ndeshjen kur ka qenë ai për të fundit herë (me Realin në vitin 2013). Ai u prit si legjendë", ka shtuar Lukaku. /Telegrafi/