Lukaku i vendosur të largohet nga Unitedi, i pakënaqur me trajtimin e Solskjaer
339:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 10: Ole Gunnar Solskjaer, Manager of Manchester United in discussion with Romelu Lukaku of Manchester United during the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Manchester United and FC Barcelona at Old Trafford on April 10, 2019 in Manchester, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
Romelu Lukaku dhe Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
10/07/2019
Romelu Lukaku është i vendosur të largohet nga Manchester Unitedi gjatë këtij afati kalimtar.The Sun ka raportuar se trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka mbajtur takime me sulmuesin belg gjatë kësaj jave duke i kërkuar të qëndrojë edhe një sezon në Old Trafford, pasi që nuk ka arritur të angazhojë sulmues tjetër.
Mirëpo, 26-vjeçari është i pakënaqur me trajtimin që i ka bërë trajneri në gjashtë muajt e fundit, prandaj është i vendosur për t'u larguar.
Ai dëshiron të transferohet te Interi, mirëpo Nerazzurrët hezitojnë ta paguajnë çmimin prej 75 milionë funtesh (83 milionë euro).
Solskjaer ia ka bërë me dije Lukakut se ai është zgjedhja e dytë në fazën e sulmit, prapa Marcus Rashford. /Telegrafi/


